Aktualitet

EMRI/ I tha kolegut se ndihet keq dhe shemb në tokë, vdes shqiptari në Itali! La pas vajzën 5 vjeçe

Shqiptari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5 vjeçe.

E.K
EMRI/ I tha kolegut se ndihet keq dhe shemb në tokë, vdes shqiptari
Foto ilustruese

ITALI- Ledian Sharka, 38 vjeç ka humbur jetën këtë të dielë në provincën e L’Aquila të Italisë, pak minuta pasi i kishte thënë kolegut se nuk ndihej mirë. 38-vjeçari ishte duke punuar kur për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është shembur në tokë.

Pavarëisht ndihmës së dhënë ai nuk mbijetoi dot. Në ndihmë të autoambulancës ka shkuar dhe një helikopter për të bërë të mundur transportimin e shpejtë të tij në spital, por asgjë nuk ka mjaftuar.

Shqiptari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5 vjeçe. Shkaku i vdekjes së tij mbetet ende i paqartë ndërsa trupi është dërguar në morg ku pritet ti nënshtrohet autopsisë. Do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjen.

Në zonë Sharka njihej si njeri i rregullt dhe familjar, prandaj dhe humbja e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë në komunitet./ZËRI

Poll

MOS HUMB