Aktualitet

EMRI- I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT

Gjatë qëndrimit të tij në burg me qëllime mjekimi nga problemet psikike, viktima është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut

F.I
EMRI- I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një tjetër i dënuar ka humbur jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Burgjet njoftuan një ditë më parë (9 Dhjetor) se ka humbur jetën Namik Paja, 73 vjeç, banues në Berat. Paja ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme thuhet se Paja vuante nga disa probleme shëndetësore, kryesisht ato të shëndetit mendor, për të cilat edhe ishte dhënë verdikti i Gjykatës me shtrim të përkohshëm. Gjatë qëndrimit të tij në izolimin me qëllime mjekimi nga problemet psikike, viktima është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe ishte trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore. 

Njoftimi i plotë:

Më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Bexhet Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).

Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

– Çrregullim Bipolar Tip 1


– Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës

– Hipertension arterial (stad II-III)

– Çrregullime psikotike

– Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.

Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e njeriut të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB