
TIRANË-Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.
Temperaturat do të variojnë nga -1 gradë Celsius në qytetin e Bajram Currit deri në 14 gradë Celsius në Berat, Fier e Vlorë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë./ZËRI