Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Ky i fundit rezultonte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

E.K
EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Merr fund arratia për Marlen Sallahun nga Durrësi. Ky i fundit rezultonte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Policia e Durrësit bën me dije se Sallahu është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet burgim në vitin 2015, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri për ta vrarë, mbi një person.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB