Aktualitet

EMRI- Dhunohet polici në Memaliaj, arrestohet 31-vjeçari

f.t
EMRI- Dhunohet polici në Memaliaj, arrestohet 31-vjeçari
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një punonjës policie në Memaliaj është dhunuar fizikisht. Agresori Denis Mema 31-vjeç është arrestuar menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa i riu do të përballet me akuzën e dhunës për shkak të detyrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB