Aktualitet

EMRAT/ Transportin kallashnikov për t’i shitur, arrestohen dy të rinj në Sarandë

Bëhet fjalë për të rinjtë e identifikuar me iniciale E.M., dhe E. Sh., të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8” dhe pritet të përballen me akuzën për këë vepër penale. 

a.l
EMRAT/ Transportin kallashnikov për t’i shitur, arrestohen dy të
Kallashnikov

SARANDË- Dy persona kanë rënë në pranga e policisë së Sarandës pasi transportonin armë automatike kallashnikov. Bëhet fjalë për të rinjtë e identifikuar me iniciale Eduart Musej dhe Evidoned Shahini të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8” dhe pritet të përballen me akuzën për këtë vepër penale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 8”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 34-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 31-vjeçar, i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e këtyre shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 8”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë, në vende të ndryshme, në fshatin Berdenesh, dhe u vunë në pranga shtetasit:

E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës;

E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB