Aktualitet

Nami me gjobat në Tiranë, mbi 1400 ndëshkime në ditë, bllokohen 42 automjete

10327 gjoba janë vendosur në një javë nga policia rrugore e Tiranës

E.K
Nami me gjobat në Tiranë, mbi 1400 ndëshkime në ditë,
Policia rrugore ne Tirane

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin e gjobave në javën që lamë pas, ku janë vendosur më shumë se 10 mijë, për vepra të ndryshme penale.

Në një javë, 6 persona janë proceduar, pasi 3 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Për një shofer ka nisur hetimi pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

MASAT ADMINISTRATIVE:

10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:

121 për xhama të zinj

419 për tejkalim shpejtësie

331 për parakalim të gabuar

597 për përdorim celulari

797 për pa rrip sigurimi

283 për pa kaskë

621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

74 për mosrespektim Stop

49 për sjellje të këmbësorëve

6.001 për qëndrim të gabuar

1.034 masa të ndryshme

38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.

42 automjete të bllokuara:

3 me targa të huaja për verifikim

30 për detyrime të palikuiduara

1 pa dokumentacion

8 spostuar me mjet ngritës


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB