
KAVAJË-Disa orë nga plagosja me thikë në Kavajë është vënë në pranga autori i ngjarjes. 22-vjeçari, Armando Shtini është vënë në pranga pasditen e sotme pas plagosjes së një 55-vjeçari në Kavajë.
Shtini ka plagosur me thikë 55-vjeçarin Ilir Kazazi. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/ Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:30 në lagjen nr. 5 në Kavajë./ZËRI