
TIRANË – Janë mësuar se kush janë 30 deputetët e Partisë Demokratike, që kanë firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin e kërkesës së SPAK për masën e sigurisë ndaj liderit të PD, Sali Berisha.
Report Tv raporton se mes emrave, që kanë firmosur kundër masës së sigurisë së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi. Mes emrave që kanë firmosur bie në sy emri i Flamur Nokës, Saimir Koreshit, Agron Gjekmarkajt, Dhurata Çupit, Oerd Bylykbashit etj.
Kush janë 30 deputetët, që kanë paditur në Kushtetuese masën e sigurisë së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha:
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi
9- Agron Gjekmarkaj
10- Xhelal Mziu
11- Lefter Gështenja
12 -Saimir Korreshi
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji
16 -Dhurata Çupi
17- Helidon Bushati
18- Ramadan Likaj
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30- Isuf Çela
Për Bardhin, kërkesa nuk është as pro e as kundër arrestit, por për të intepretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.
“Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.
Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.
Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023. Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet”, tha Bardhi.
Gjatë ditës së djeshme, deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi, për pezullim të masës së sigurisë së dhënë nga SPAK për kreun demokrat Sali Berisha./ZËRI/