
LEZHË- Autori i vrasjes së Ardian Nikulajt në 19 prill 2022 në Shëngjin të Lezhës, nesër ekstadohet në Shqipëri. ZËRI ka siguruar foton e Ruben Saraivës në Marok, para se të hipte në avion për t'u nisur drejt Shqipërisë. Saraiva pritet të mbërrijë ditën e nesërme pas vendimit të gjykatës Marokut për ta ekstraduar personin që dyshohet se ekzekutoi Nikulajn në Shëngjin.

Si ndodhi vrasja?
Ardian Nikulaj u ekzekutua në datën 19 prill të këtij viti, në ambientet e lokalit të tij në zonën e plazhit në Shëngjin. Autori, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent, duke iu referuar pamjeve të rënda që u transmetuan asokohe në media. Ardian Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Pista kryesore për vrasjes mbetet ajo e hakmarrjes, mes Nikulajt dhe vëllezërve Haxhia, të cilët prej vitesh ndodhen në Britaninë e Madhe./ZËRI