Aktualitet

Ekonomiku dhe Filologjiku: E hëna pushim, Samiti i Berlinit ka bllokuar rrugët

Fakultetet njoftuan studentët se e hëna është pushim, ndërsa kjo ditë mësimi do zëvendësohet me një tjetër.

D.XH
Ekonomiku dhe Filologjiku: E hëna pushim, Samiti i Berlinit ka bllokuar
Fakulteti i Ekonomisë

TIRANË – Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Histori-Filologjisë kanë njoftuar studentët, se dita e hënë do të jetë pushim. Kjo, për shkak të masave të ndërmarra nga policia, për Samitin e Berlinit.

Njoftimi është bërë në rrjetet sociale. Shkak për shpalljen pushim të së hënës, është bërë bllokimi i rrugëve. Fakultetet njoftojnë, se e hëna do të zevendësohet me një ditë tjetër.

"Me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e hënë datë 16 Tetor 2023 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër", njofton Fakulteti i Ekonomisë.

Edhe Fakulteti i Histori-Filologjisë njoftoi studentët, për shpalljen e së hënës, ditë pushimi.

Ekonomiku dhe Filologjiku: E hëna pushim, Samiti i Berlinit ka bllokuar
Njoftim i Filologjikut

Nesër, në Tiranë, do të mblidhen liderët e BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014 si nismë, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB