Aktualitet

36-vjeçari nga Saranda qëllohet me thikë në trup

Autori dyshohet se është një 32-vjeçar që është vendosur në prangat e policisë.  

F.m
36-vjeçari nga Saranda qëllohet me thikë në trup
Spitali Sarandë

SARANDË- Leonard Poçi, 36 vjeç ka përfunduar në spitalin e Sarandës ditën e sotme pasi ka marrë plagë të shumta në trup. Zëri.ai mëson se Leonard Poçi është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar. 

Autori dyshohet se është një 32-vjeçar që është vendosur në prangat e policisë. Vetë Poçi raportohet se është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Pritet zbardhja e rrethanave të plagosjes.  

Njoftimi: Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB