
Pamje nga momenti
TIRANË- Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është ndjerë keq gjatë protestës së sotme të opozitës dhe i ka rënë të fikët. Efektivi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur kolegët e tij dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ndodhej vetëm pak metra larg tij. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, pasi mjeku i ka dhënë ndihmën e parë, menjëherë është afruar ambulanca dhe e ka marrë për ta dërguar në spital.
MOMENTI ME VIDEO:
Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI
Poll