
TIRANË- "E shtypur në punë, e shtypur në shtëpi", "Nuk dua të blej tolerancë", "S'ka progres pa gruan", janë vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat që dhjetëra qytetarë kanë mbajtur sot në duar gjatë marshimit në kryeqytet me moton "Nata është e Jona". Siç shihet edhe në pamjet që janë siguruar nga korrespodentët e ZËRI-t, në marshimin që i dedikohet të drejtave të grave e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka prani jo vetëm të vajzave, grave, por edhe burrave.
MË POSHTË JU SJELLIM PAMJE NGA PROTESTA:




Marshimi ka nisur nga sheshi i "Lirisë", në qytet Studenti, duke ndjekur itinerarin e publikuar, nga vendi ku nis grumbullimi, drejt Liceut Artistik, duke përshkuar më pas rrugën nga Kryeministria, tek Bashkia Tiranë dhe sheshi "Skëndërbej". Himni i protestës është kënga "Nata është e jona", që përfaqëson kështu edhe moton e këtij tubimi./ZËRI