Aktualitet

E RËNDË në Tiranë, e mitura pickohet nga gjarpri në një shkollë private

Policia bën me dije se 10-vjeçarja për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

E.K
E RËNDË në Tiranë, e mitura pickohet nga gjarpri në
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një e mitur mësohet se është pickuar nga gjarpri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle private në Farkë. Policia bën me dije se 10-vjeçarja për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha. Po hetohet ngjarja. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB