Aktualitet

E RËNDË në Sarandë, i mituri shkon në spital me plagë thike në gjoks dhe dorë

Raportohet se një 16-vjeçar, i identifikuar si P.Lapa ka mbërritur në spital me dy plagë thike, një në gjoks dhe një dorë.

E.K
E RËNDË në Sarandë, i mituri shkon në spital me
Foto ilustruese

SARANDË- Një i mitur ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte i plagosur në spitalin e Sarandës. Raportohet se një 16-vjeçar, i identifikuar si P.Lapa ka mbërritur në spital me dy plagë thike, një në gjoks dhe një dorë. Mësohet se Policia ka arritur ta identifikojë autorin, një 14-vjeçar dhe ta shpallë në kërkim. Dyshohet se ngjaja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ka mbërritur në vendin e ngajrjes dhe po punon për zbardhjen e saj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB