
SHKUP- Mbetet ende mister vrasja e reperit shqiptar në Maqedoninë e Veriut Amar Ismani. Autoritetet në RMV shprehen se kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen ndërsa shtojnë se kanë kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve, për të dhënë informacion në kushtet e anonimatit për autorët e ngjarjes. Ndërkohë raportohet se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe ata e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Raportohet se 19-vjeçari, i identifikuar me inicialet O.B, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve ai ka marrë lëndime në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe në këmbë.
“Gjendja e djaloshit 19 vjeçar të bëmë intervenime kale në natën kritike është stabile por vazhdon të jetë në kujdesin intenziv, në respirator por parametrat vitale i ka të kënaqshme dhe brenda 24 orëve në vijim shpresoj se do të lirohet nga respiratori, mbështetja e saj. aparatit për zemrën. Ka lëndime të ndjeshme, në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe këmbën, do të ketë intervenime të tjera në pjesën e ekstremiteteve por tash për tash, rezultati, analizat dhe gjendja e tij është në të pritshmërisë”, u shpreh Nexhati Jakupi, drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.
Ndërkohë i plagosuri tjetër 24 vjeçari, i identifikuar me inicialet T.A ka marrë një plumb dhe ka marr lëndime në pjesën e pasme të gjoksit dhe shtyllën kurrizore.
“Tek nuk është sjellë një pacient 2 4 vjeçar me lëndime nga armë zjarri me lëndime në pjesën e shtyllës së shtyrë, plumbi ka gjoks afër palcës së kurrizore dhe për fat të mirë pa lëndime të palcës, është bërë maska e trupit. në gjendje stabile dhe mendoj se gjatë kësaj ditë do të transferohet në repartin e spitalit”, deklaroi Luben Arsenov, rejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”./ZËRI