
Foto ilustruese
FIER- Një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet M.Xh është arrestuar këtë të enjte pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë. Policia bën me dije se djali e ka futur në makinë 21-vjeçaren, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI
Poll