Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohej nga prindërit, gjimnazistja në Elbasan vetëhidhet nga kati i 2-të i shkollës

Mësohet se ajo dhunohej nga dy prindërit, të cilët dyshohet se janë me probleme të shëndetit mendor.

E.K
E RËNDË/ Dhunohej nga prindërit, gjimnazistja në Elbasan
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në gjimnazin “Vasil Kamami” në Elbasan. Raportohet se një nxënëse e klasës së 10-të, e cila kishte ardhur nga një qendër sociale ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e katit të 2-të, të shkollë. Mësohet se ajo dhunohej nga dy prindërit, të cilët dyshohet se janë me probleme të shëndetit mendor.

Sipas dëshmive të shokëve të klases, vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit. Adeleshentja ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndërsa qëndronte në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. 

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Fatmirësisht nxënësja është jashtë rrezikut për jetën, Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës. Pritet që blutë e Elbasanit të dalin me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB