
VLORË-Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e kësaj të marte në fshatin Brataj në Selenicë. Jurgen Veshaj dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. Ndërkohë kujtojmë se vetëm disa orë më parë një tjetër i ri humbi jetën tragjikisht. Armand Peshku, 29-vjeç, humbi jetën pasi teksa po punonte në minierën e kromit në Martanesh një masiv gurësh e zuri poshtë.
Fatkeqësisht Peshku gjeti vdekjen, ndërsa kolegu i tij Hajdar Bala, rreth 40-vjeç mbeti i plagosur dhe u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
/ZËRI