Aktualitet

Babai i masakroi me thikë nënën, flet vajza e çiftit: Kur pinte bëhej agresiv, na kërcënonte se do të na vriste

Vajza e çiftit ka treguar se babai i saj ishte një person i alkoolizuar, me prirje agresive dhe xheloz për bashkëshorten.

f.t
Babai i masakroi me thikë nënën, flet vajza e çiftit: Kur
Eduart Danaj dhe Enkelejda Danaj

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga jeta e çiftit shqiptar në Greqi, ku Eduart Danaj vrau me thikë gruan e tij Enkelejda Danaj. Vajza e çiftit ka treguar se babai i saj ishte një person i alkoolizuar, me prirje agresive dhe xheloz për bashkëshorten.

“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Ai mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Ai na kërcënonte se do të na vriste dhe do të vriste veten. Mua dhe vëllain nuk na ka goditur kurrë”, pohon vajza, sipas ANT1.

Enkelejda u godit me thikë mbi 10 herë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj, i cili u largua duke e lënë në rrugë trupin e gruas të mbuluar në gjak.

Eduart Danaj ka pranuar në polici se e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe e ka vëzhguar në mënyrë që t’i zinte pritë. Videoja e publikuar nga mediat greke ka treguar dhe momentin kur Eduart Danaj i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë. Më pas, 50-vjeçari i afrohet asaj dhe fillon ta godasë vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e lë thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB