
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kamzës, ku një 27-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.
27-vjeçarja ishte banuese me qira, në rrugën “Teuta”, ndërkohë që dyshohet se e reja ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i pallatit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.
Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI