
KORÇË- Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë sot në zonën e Pazarit në Korçë, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme ndërsa burimet policore bëjnë me dije se shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar menjëherë për ndihmë në spitalin e Korçës, ndërsa bëhet me dije se autori 36 vjeçar fillimisht ka qëlluar shitësen e një dyqani me mjet të mprehtë, e më pas dhe 60-vjeçarin i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Gjithashtu autori dyshohet se është me probleme në shëndetin mendor dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./Zëri.ai