Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas. Digjet në 70% të trupit

Shqiptari i ka vënë flakën vetes pasi e kanë dëbuar nga banesa ku jetonte

E.K
E rëndë në Itali, shqiptari i vë flakën vetes në
Pamje nga vendi ku shqiptari i vuri flaken vetes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku një shqiptar i ka vënë flakën vetes.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Riçione, në Viale Milano, ku 48-vjeçari shqiptar pasi është lyer me alkool i ka vënë flakën vetes në sy të gruas së tij.

Ai ka pësuar djegie mbi 70% të trupit, por u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët lajmëruan ambulancën dhe karabinierët.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjekët e spitalit Ceçarini, por më pas ai është transportuar në Bufalini të Cesenës. Jeta e tij nuk është në rrezik, edhe pse djegiet i janë përhapur në të gjithë trupin.

Duke hetuar gjestin ekstrem të shqiptarit, dyshohet se akti ekstrem i shqiptarit mund të ketë ndodhur për shkak të dëbimit të çiftit nga shtëpia, ku u detyrua të flinte në sheshpushimin e pallatit.

48-vjeçari shqiptar jeton në Riçione dhe punon si kamarier. Ai është i martuar me një grua, shtetase rumune./ZËRI 

Poll

MOS HUMB