
Foto ilustruese
GREQI- Një 15-vjeçare në Greqi ka denoncuar tek autoritetet greke se ka qenë viktimë e përdhunimit nga ish-partneri i saj 19-vjeçar.
Sipas mediave greke, e mitura në denoncimin e saj ka deklaruar se 19-vjeçari është ish-partneri i saj dhe se abuzimi seksual ka ndodhur në shtëpinë e saj, të martën e kaluar, më 30 korrik, në një fshat të Ilisë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimin për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. /ZËRI/
Poll