Aktualitet

E rëndë në azilin në Tiranë! I moshuari vret me bastun shokun e dhomës, arrestohet 78-vjeçari

I moshuari është arrestuar, nën akuzën "Vrasja me dashje".

f.t
E rëndë në azilin në Tiranë! I moshuari vret me bastun
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit në një azil privat për të moshuarit. Një 78-vjeçar ka goditur për vdekje me bastun shokun e dhomës 82 vjeç. I moshuari është arrestuar, nën akuzën "Vrasja me dashje". Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet në skenën e krimit, marrë në pyetje autorin e arrestuar dhe mbledhur dëshmitë apo pamjet e kamerave të sigurisë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB