Aktualitet

Vijon i nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura deri në 38 gradë

Temperaturat parashikohen në relievet malore 19 deri në 37°C, në zonat e ulëta 18 deri në 38°C dhe në zonat bregdetare 22 deri në 37°C.

f.t
Vijon i nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura deri në 38
foto ilustruese

TIRANË-Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës. 

Moti pritet të jetë i kthjellët me orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore- malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen në relievet malore 19 deri në 37°C, në zonat e ulëta 18 deri në 38°C dhe në zonat bregdetare 22 deri në 37°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB