Aktualitet

E rëndë! Babai plagos me thikë djalin në Lushnjë

Raportohet se gjatë një konflikti mes tyre, 69-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij 39-vjeçar.

f.t
E rëndë! Babai plagos me thikë djalin në Lushnjë
foto ilustruese

LUSHNJË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku babai ka qëlluar me thikë djalin e tij. Raportohet se gjatë një konflikti mes tyre, 69-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij 39-vjeçar. Së bashku me të birin për trajtim mjekësor është shoqëruar edhe 69-vjeçari, i cili ka marrë dëmtime në fytyrë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB