
ELBASAN- Aksident i rëndë në Elbasan. Raportohet se një 4-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçare e identifikuar me inicialet G.A. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës, ditën e djeshme. E reja po hetohet në gjendje të lirë ndërsa i mituri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI