
TIRANË-Prokuroria e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle i ka sekuestruar mbi 2.2 milionë euro llogari bankare Amant Josfit dhe familjarëve të tij.
Në njoftimin e lëshuar sot thuhet ndër të tjera se Josifit dhe familjarëve të tij i janë sekuestruar mbi 2.2 milionë euro pasuri. Paratë janë fituar nga mashtrimi i mijëra qytetarëve të vendeve të BE përmes call centerave.
'Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë. Dëmet e shkaktuara në platformat “AurumPro”, “Fianxis” dhe “AGMarkets”, (me 67 kallzime penale në zyrën qëndrore kibernetike në Bavari), llogariten me një dëm të përgjithshëm prej 1.8 milionë Euro. Në platformën CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me një dëm total prej 1.7 milionë Euro. Për platformën CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me një dëm të konstatuar prej 1.6 milionë Euro. Për platformën Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me një dëm të përgjithshëm, prej 1 milionë Euro ,'-thuhet në njoftimin e SPAK.
Aktualisht Josifi ndiqet penalisht nga autoritetet spanjolle, por nga hetimet për këtë aktivitet ka rezultuar se janë përfshirë dhe persona të tjerë.
Kush është Amant Josifi?
Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Edi Rama dhe Olsi Rama.
Media spanjolle “El Pais”, e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.
Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora.
Në kuadër të operacionit SPAK ka dërguar për gjykim Adrian Korrikun, Irisa Pucan, Merxhan Çelikun, Endri Bulkun, Erlind Cekajn. Konkretisht 5 personat akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./ZËRI