Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takon Altin Dumanin, zbardhen detajet e diskutimeve

Ajo theksoi rëndësinë e ndjekjes penale të krimeve në nivelet më të larta, duke cilësuar punën e SPAK-ut si të suksesshme.

M.M
E Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takon Altin Dumanin, zbardhen detajet e
VanHorn dhe Dumani

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me Kryeprokurorin Altin Dumani. Vizita e saj u fokusua në bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në platformën sociale Facebook, ndau detaje nga takimi, duke theksuar vlerësimin e VanHorn për rezultatet që SPAK ka arritur deri më tani. Ajo theksoi rëndësinë e ndjekjes penale të krimeve në nivelet më të larta, duke cilësuar punën e SPAK-ut si të suksesshme.

Në bisedimet e tyre, Dumani dhe VanHorn theksuan se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon mbështetje të gjerë nga institucionet e tjera, përfshirë policinë, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut dhe inspektoratet. Të dy theksuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç dhe se për të arritur sukses të qëndrueshëm, këto organe duhet të veprojnë me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

E Ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takon Altin Dumanin, zbardhen detajet e
POSTIMI

Njoftimi:

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.

Poll

MOS HUMB