
TIRANË- Këtë të mërkurë Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e një moti të kthjellët me kalime të lehta vranësirash në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë për-gjatë ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë./ZËRI