Aktualitet

Shqiptari plagos me thikë 2 persona në Greqi/ Arrestohet 17-vjeçari, e pëson edhe babai i tij

Në sherr është përfshirë edhe një tjetër shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.

f.t
Shqiptari plagos me thikë 2 persona në Greqi/ Arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar. Protothema raporton se përveç 17-vjeçarit, policia arrestoi edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë. Ngjarja mësohet se është shënuar mbrëmjen e së dielës.

Në sherr është përfshirë edhe një tjetër shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë dy grekët.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Rodos ku pasi iu dha ndihma e parë më pas u larguan./ZËRI

Poll

MOS HUMB