Aktualitet

E bija vrau veten dhe 3 fëmijët, flet babai i Alma Arrazit: Nuk donte që fëmijët t'ja gëzonte dikush tjetër

Babai i Alma Arrazit tregoi se e bija dhe i shoqi, Erdgysi kishin probleme me martesën e tyre dhe se ai i kishte kërkuar shumë herë që ta linte bashkëshortin, por vajza nuk kishte pranuar.

k.m.
E bija vrau veten dhe 3 fëmijët, flet babai i Alma Arrazit: Nuk donte
Babai i Alma Arrazit

SHKODËR- Babai i Alma Arrazit ka dhënë një intervistë, ku ka folur për jetën e të bijës, e cila u vetëflijua bashkë me 3 fëmijët e saj. Në një intervistë të dhënë për "Topneës", ai tregoi se e bija dhe i shoqi, Erdgysi kishin probleme me martesën e tyre dhe se ai i kishte kërkuar shumë herë që ta linte bashkëshortin, por vajza nuk kishte pranuar. Po ashtu, shtoi se e bija kishte lënë të kuptohej se problemin e kishte me fëmijët, pasi disa herë i kishte përsëritur se nuk do t'i linte që t'i "gëzonte" dikush tjetër. 

"Për dhunë fizike, Alma nuk më ka thënë që ka pasur. Ndoshta ka pasur e nuk më ka thënë. Dhunën psikologjike e ka pasur. Që kur është lindur, dhuna psikologjike ka arritur kulmin, derisa e detyroi veten që të arrinte kulmin, flijoi veten dhe fëmijët. Ajo si gjithë prindërit e tjerë, thoshte që fëmijët e mi nuk dua ti gëzoj një tjetër, do i rris dhe edukoj unë. Kjo është arsyeja që nuk i lë dot. Ka qenë shumë e rregullt, e pastër, i edukonte fëmijët. Me burrin nuk flinte më bashkë me burrin. 2 muajt e fundit nuk ka pasur komunikim me të shoqin, iu përkeqësua gjendja në një mënyrë që i erdhi fundi. Ka ikur shumë herë. Vinte këtu, as nuk hante bukë, vetëm qante, rrinte me telefon në dorë. I ka rënë edhe të fiktë në mes të shtëpisë. Ka pas raste që ka ardhur me fëmijët, me raste që vinte edhe vetëm. Unë jam munduar si prind për të bërë më të mirën, i jam lutur që lëre atë burrë se me zor nuk e mban dot. Ik i thashë, je e lirë, më thoshte që fëmijët nuk i linte dot. Aty ka marrë vendimin,"-tha ai.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre të dytë. Po sot janë gjetur edhe trupi i djalit dhe i vetë Almës. Ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB