
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka vënë në pikëpyetje zhvillimet në bregdetin e Jugut, që më shumë sesa zhvillim sipas tij mund të kërcënojnë me zhdukjen e një tipari bazë të turizimit në Shëipëri, që është autenticiteti. Sipas tij, zhdukja e arkitekturës dhe e pejsazheve historike në Jug të vendit, ëshyë një nga gabimet më të mëdha që po lejohet që të ndodhë. Tare shprehet se promovimi i këtyre ndërtimeve, apo vilave luksoze, shumë shpejt do të bëjnë që të zhduken të gjitha vlerat lokale që mund të jenë joshëse për një pjesdë më të mirë të turistëve.
Postimi i Auron Tares:
E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kercenimi me zhdukje?
Zhvillime te tilla ne Jugun e Shqiperise po krijojne nje model te demshem per te ardhmen e turizmi duke fshire nje nga vlerat thelbesore te markes vendase. Autenticitetin.
Zhdukja e arkitekturës tradicionale, pejsazheve historike dhe zevendesimin e tyre me grumbuj betoni te shemtuar eshte nje gabimet e medha qe po lejohet te ndodhe. Aq me keq promovimi i tyre.
Por a ka vlere argumenti vetem ne vlerat estetike? Trendi i turizmit boteror ka vite tashme qe po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qendrushmerise se industrise. Ne se Shqiperia do te vazhdoje te promovoje dhe mbeshtesi zhvillime te tilla si fotot ne fjale shume shpejt do te humbasi atraksionin e saj duke u kthyer ne nje destinacion pa vlera lokale. Nderkohe humbesit e medhej do te jene banoret dhe bizneset e vogla ndersa fituesit e medhej do te jetojne ne Vjene apo Paris pasi tju kene shitur vilat e betonit zengjineve te rinj shqiptar.
/ZËRI