Aktualitet

Dyshohet se dha urdhër që të favorizohej James Doshi, merret në pyetje drejtori i policisë së Lezhës

Pas shefit të Rrugores, merret në pyetje dhe drejtori i komisariatit të policisë së Lezhës

E.K
Dyshohet se dha urdhër që të favorizohej James Doshi, merret
Alfred Elezi dhe James Doshi

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në favorizimin që iu bë djalit të Tom Doshit, në një aksident që ka ndodhur disa javë më parë në autostradë. Elezi dyshohet se ka ndikuar te shefi i Rrugores, Ismet Sula, në mënyrë që ky i fundit të mos e ndalonte James Doshin, dhe as mos të sekuestronte mjetin e tij. Sula është pezulluar nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Lezhës.

Policia e Lezhës doli dje në një njoftim, pasi lajmi u bë mediatik, në lidhje me aksidentin e ndodhur disa javë më parë në zonën e Treshit në Lezhë, ku djali i Tom Doshit, James përplasi me makinën e tij një çift, pronarët e hotel "Gjuetia". Duke qenë se në momentin kur aksidenti ndodhi, Policia nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, ka zgjedhur që pas publikimit të ngjarjes të bëjë një sqarim.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 17 mars, pra muajin e shkuar, por të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen, të riut Doshi i janë mbyllur të nesërmen.

Ka qenë pikërisht oficeri i Policisë Gjyqësore, i cili është pezulluar edhe nga detyra, Ismet Sula, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Kjo pasi Sula nuk ia ka sekuestruar mjetin tip "Lexus" djalit të Tom Doshit, por ia ka lënë në ruajtje. Kështu të gjitha pasojat i ka mbajtur mbi veten, pasi për të ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB