Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Mos e provoftë askush

Ish-zyrtari do të lirohet sot nga burgu i Reçit në Shkodër nga ku qëndron i izoluar që prej dënimit. 

f.g
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Mos e
Fran Frrokaj

TIRANE- Përfituesi i amnistisë penale që nisi të zbatohet sot është edhe ish-kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. 

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të burgut të Reçit Frrokaj tha: “Shëndet edhe mbarësi për gjithë shqiptarët kudo që janë. Burgu është një eksperience që uroj mos ta provoj askush”.

Frrokaj u arrestua e më pas u dënua në tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash. Ish-zyrtari do të lirohet sot nga burgu i Reçit në Shkodër nga ku qëndron i izoluar që prej dënimit. 

Frrokaj është gjithashtu dënuar për të mos ushtruar funksione publike për 5 vite.Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së lezhës, u akuzuan se kishin bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Hetimet për tjetërsimin e pronave kanë nisur në vitin 2017-tës./ZËRI

Poll

MOS HUMB