Aktualitet

'Duhen vra vëllezërit'/ Ekzekutimi i "Ilit" nxiti kundërpërgjigje, Çopjat: S'kemi më kush të gjuajë

Në dosjen e SPAK është zbuluar një bisedë e tij me Mikael Kamamin (Qosja), të cilit i jep instruksionet për planin e grupit.

k.m.
'Duhen vra vëllezërit'/ Ekzekutimi i "Ilit" nxiti
Arjan Spahiu dhe Erion Alibej

TIRANË- "Arben, Arjan dhe Rigers Spahiu duhen vrarë,"-ky ishte urdhri i lëshar nga Hajdar Çopja. Në dosjen e SPAK është zbuluar një bisedë e tij me Mikael Kamamin (Qosja), të cilit i jep instruksionet për planin e grupit. Të përfshirë në tentativat për atentat janë vetë Hajdar dhe Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja (Kamami), Talo Çela, Eljo Bitri, Guri Biba, por edhe persona të tjerë të paidentifikuar. 

"Beni është kunati i Krymit (Erjon Alibej) dhe vëllai i Arjanit (Arjan Spahisë). Vrasja duhet bërë para se të ndodhin dëme në njerëz. Se s'kemi më njerëz se kush të gjuajë, po na luftojnë nga të gjitha anët,"-instrukson Hajdar Bako. Kjo bisedë është bërë ditën që është vrarë Emiljano Ramazani, i cili ka qenë anëtar i grupit të Çopjave.

Pasi merr udhëzimet nga Çopja, Mikael Qorja (Kamami) i shkruan Guri Bibës që të shkonte dhe të vëzhgonte nga afër terrenin.

"Edhe me shku edhe is elektrouti; Se do iki sezban; Edhe me i montu kameren te makina; Baj gati mje mak vila; Qe tmontojm kameren,"-shkruhet në mesazhet e dërguara në platformën "SkyECC". Në vazhgim të shënjestrave futet edhe Eljo Bitri, i cili ndjek Rigels Spahiun dhe për çdo gjë informon Çopjan. 

Nga të tre vëllezërit, u ekzekutua vetëm rjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, i cili kishte rolin e financierit të grupit të "Tarzanit". Ai u vra në Belgjikë më 27 nëntor 2020 me tetë plumba me tetë plumba në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Ndërsa, dy vëllezërit e tij u kanë shpëtuar atentateve, edhe pse ishte planifikuar vrasja e tyre në funeralin e të vëllait./ZËRI

Poll

MOS HUMB