
GREQI- Kur kanë kaluar gati një muaj nga ngjarja e rëndë e vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Brigen Limka në Greqi nga fqinji për një vend parkimi, familjarë të tij kanë folur për mediat greke dhe kanë treguar për vështirësitë me të cilat po përballen.
Bashkëshortja e Limkës ka treguar se fëmijët kanë kaluar një traumë të madhe. Ndërkohë ajo shpjegon se nuk u ka treguar ende se si ka ndodhur ngjarja.
Bashkëshortja: Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati. Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha shihemi përsëri në mbrëmje, gjë që nuk ndodhi kurrë. Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme. I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë dua babin jo foton e tij. Është shumë e vështirë për fëmijët, tregon ajo, duke theksuar se Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë.
Ndërkohë vëllai i të ndjerit ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 15 shtator. Ishte një vend parkimi ai që u bë “molla e sherrit” mes shqiptarit dhe grekut. Ky i fundit e ekzekutoi me plumb në kokë. 39-vjeçari ndërroi jetë në vend. Autori pas ngjarjes tentoi të ia mbathte por u kap pak minuta më vonë. Gjyqi ndaj tij vijon, ndëraa familja kërkon drejtësi./Zëri.ai