Aktualitet

Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, caktohet data në Gjykatën e Lartë

Seanca për Dritan Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024

E.K
Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, caktohet data në Gjykatën
Dritan Dajti

TIRANË- Dritan Dajti vijon betejën e tij me drejtësinë shqiptare, ndërsa Gjykata e Lartë ka caktuar datën e seancës për rekursin e tij. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Dajtit në datën 4 Qershor 2024, ndërkohë që Dajti është shpallur fajtor me 25 vite burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, në Gusht të vitit 2009.

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.

Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon. Ndërkohë që rreth një vit më parë ai përfitoi dhe një vit ulje dënimi, duke e detyruar që të vuajë në përfunim 22 vite. Tashmë Dajti ka shlyer shumicën e dënimit, dhe është në pritje të një vendimi nga Gjykata e Lartë.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË

DETAJET E ÇESHTJES

Nr.Çështjes: 52105-00378-00-2019

Tipi i çështjes: Çështje Penale

Dorëzuesi: PROKURORIA E APELIT PER KRIME TE RENDA

Data e regjistrimit: 05/04/2019

Inicializuar: Rekurs

Titulli i çështjes: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE PER KRIME TE RENDA TIRANE Kundër. DRITAN DAJTI

Ardhur prej: Gjykata e Shkallës Parë Për Krimet e Rënda

Objekti i padisë/akuzës: Kryerje e veprave penale "Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ndaj punonjesit te policise, "Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen dhe plagosjen, "Mbajtje pa leje e armeve luftarake", "Falsifikim i dokumentave" kryer ne bashkepunim, "Falsifikim i vulave, i stampave ose i formulareve duke falsifikuar e perdorur dokumente policie, "Mbajtje e pa te drejte e uniformes".

Baza ligjore: Nenet 79/c, 79/ë, 278/2, 186/2, 190/1, 247/1 e K.Penal.

Statusi i çështjes: Në Proçes

PALËT

I Pandehuri: DRITAN DAJTI

Kërkues: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE PER KRIME TE RENDA TIRANE

RELATORI: Sander Simoni

KALENDARI I ÇESHTJES

Data ora seanca: 04/06/2024

Data e planifikimit: 11/04/2024 02:00

Relatori: Sander Simoni

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB