Aktualitet

4 të vdekur në QSUT? Ministrja përgënjeshtron Vokshin: Urgjenca do të rikthehet në normalitet brenda Majit

Koçiu tha se falë menaxhimit të mirë mes strukturave spitalore, është shmangur kolapsi në sistemin e shëndetësisë

E.K
4 të vdekur në QSUT? Ministrja përgënjeshtron Vokshin:
Albana Kociu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka raportuar sot në Komisionin e Shëndetësisë, në lidhje me incidentin e ndodhur në QSUT, ku reparti i urgjencës prej muajit Shkurt është jashtë funksionit. Mbledhja nisi me përplasje, për shkak të akuzës së fortë që ngriti deputetja e opozitës Albana Vokshi, pak ditë më parë, e cila tha se 4 persona kishin humbur jetën si pasojë e incidentin në QSUT. Koçiu tha se ka nisur puna për rikthimin në normalitet të urgjencës, të cilat do të përmbyllen brenda muajit Maj.

Debatet:

Zheni Gjergji: Zonja Vokshi nuk ndodhet në mbledhjen e sotme, për shkak të një angazhimi që ka në Kosovë

Florenc Spaho: Ajo që bëtë ju është e paprecedentë. Pohoni se nuk ka pasur asnjë vdekje në QSUT

Gjergji: Unë nuk jam e bindur nëse incidenti ka shkaktuar ato 4 viktima që janë deklaruar, mos iu shmangni përgjegjësisë për t'u përgjigjur 

Albana Koçiu: Përpara se t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, dua ti përgjigjem të pavërtetave që janë thënë për QSUT. Është shëmbëlltyra më e mirë e transformimit të shëndetesisë, dhe modernizimit të çdo reparti. Incidenti për të cilin ne jemi thirrur, tregoi se të gjitha qendrat e tjera shëndetësore kanë mundur që të përballojnë fluksin. Situata sot nuk është ajo e kolapsit, siç mund të kishte ndodhur disa vite më parë.

Sa i takon incidentit me urgjencën, është një ngjarje nën hetim nga prokuroria e Tiranës, por nga të dhënat që ne kemi, ka të bëjë me një defekt teknik, pa dëmtuar pajisjet biomjekësore. Sot që flasim në QSUT të gjitha shërbimet ofrohen pa problematika të gjitha shërbimet, me përjashtim të urgjencave kardiake dhe atyre të sëmundjeve të brendshme në QSUT. Duhet thënë dhe duhet theksuar se spitali i sëmudjeve të brendshme nuk është prekur, dhe kjo falë protokollit të ndjekur. Ka filluar puna për rikthimin e situatës brenda normalitetit, dhe punimet pritet që të mbyllen në muajin Maj.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB