Aktualitet

Hetimi për Veliajn, Dokushi: E kam takuar me autorizimin e SPAK!

Alban Dokushi ka deklaruar se ishte thirrur për t'u marrë në pyetje lidhur me çështjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

k.m.
Hetimi për Veliajn, Dokushi: E kam takuar me autorizimin e SPAK!
Alban Dokushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka qenë sot në SPAK. Pasi ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Alban Dokushi ka deklaruar se ishte thirrur për t'u marrë në pyetje lidhur me çështjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

"Isha në SPAK. Po, Veliajn e kam takuar me autorizim të SPAK,"-tha pasi doli nga SPAK, Alban Dokushi.

Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”.

Dokushi ishte i pari që ka vizituar Veliajn në qelinë e paraburgimit kur ai ndodhej ende në Tiranë, në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë "Mine Peza". Madje u fut në ambiente e paraburgimit duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”./ZËRI

Poll

MOS HUMB