Aktualitet

Dosja “Sky ECC”/ Aleksandër Sadikaj për 1 muaj trafikoi 295 kg marijuanë, grupi fitoi 450 mijë euro

Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë.

k.m.

 

Dosja “Sky ECC”/ Aleksandër Sadikaj për 1 muaj trafikoi
Aleksandër Sadikaj

GREQI- Të tjera detaje janë zbuluar nga mesazhet e aplikacionit të enkriptuar "SkyECC". Sipas dosjes që tashmë ka në duar Prokuroria greke, Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra në vitin 2022 në Sauk në një atentat me eksploziv, ishte "aktiv" në botën e errët të krimit. Po sipas dosjes, në periudhën 30.05.2020 – 30.06.2020, Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë.

"TopChannel" bën me dije se droga në Greqi pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini dhe më pas shitej në Greqi. Në total, nga shitja e drogës mendohet që janë fituar rreth 450.000 euro.

I ndjeri Sadikaj ishte përdorues i “Sky ECC” dhe “Encrochat”, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit përdorinin aplikacionet “Cipher” ose “Ciphr” dhe “CryptonX”.

Si u zbuluan bisedat?

Në dy vitet 2020-2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Holandë dhe Francë kishin arritur të çmontonin dy aplikacione kyçe të komunikimit të koduar të përdorura nga anëtarët e krimit të organizuar në Evropë dhe në mbarë botën. Përveç SkyECC, autoritetet kanë “krisur” edhe aplikacionin EncroChat, duke shfrytëzuar përmbajtjen e komunikimeve. Në Greqi, autoritetet e ndjekjes gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vetëm pjesë-pjesë të dhënat nga serverët e SkyECC dhe EncroChat. Gjithsej, për vendin fqinjë, janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes që po hetohen nga autoritetet kompetente./ZËRI

Poll

MOS HUMB