Aktualitet

Donin të helmonin Luftar Reçin, Elton Goskova dëshmon para prokurorëve të SPAK

Në dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK, Goskova ka deklaruar se kur ka nisur njohjen me Reçin, ndërsa shprehet se është dënuar me 3 vjet burg vetëm për shkak se ka folur me të.

E.K
Donin të helmonin Luftar Reçin, Elton Goskova dëshmon para
Luftar Reçi

TIRANË- Elton Goskova ose siç njihet me nofkën “Reqi i Korçës” ka dëshmuar këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-bandës së Durrësit dhe njohjen e tij me të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi. Në dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK, Goskova ka deklaruar se kur ka nisur njohjen me Reçin, ndërsa shprehet se është dënuar me 3 vjet burg vetëm për shkak se ka folur me të.

Elton Goskova: Jam pa punë, jetoj jashtë shtetit dhe punoj punë sezonale në Greqi. Luftar Reçi nga viti 2017 më ka dërguar letra nga burgu. Në ata kohë komunikoja dhe me gruan e Reëit. Ai më kërkonte lekë dhe unë ia jepja. Nga viti 2017 e deri 2021 i kam dhënë rreth 20 mln lek. Para i kam dhënë edhe bashkëshortes së tij. Më tha më jep lek se kam nevojë se kam fëmijë sëmurë në Maqedoni. Me pas ai komunikonte me letra dhe mbaj mend dhe me telefon. Lekët ja dërgoja nëpërmjet 2 policave të burgut. Jam dënuar 3 vite për korrupsion se kam fol me Luftar Reçin. Nga Ervis Kosova kam dëgjuar se Luftari ka folur gjëra të kota për këto të Durrësit dhe Vlorës. I kam thënë ca janë ato fjalë dhe më ka thënë se mos u merr ti se po merren ato të SPAK-u.

“Reqi I Korçës”, akuzohet se ka tentuar të manipulojë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personazheve të tjera të njohur të botës së krimit. Sipas SPAK, Goskova mbante kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, nëpërmjet të cilit janë përpjekur për të manipuluar dhe siguruar deklarime të rreme nga Luftar Reçi. SPAK shprehet se nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. 

Dëshmia e Luftar Reçit zbardhi ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt dhe me organizimin e operacionit “Asgjë nuk harrohet“, u ekzekutuan urdhër-arrestet për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin. Ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit. Berisha u prangos në Spanjë, ndërsa Dervishaj është ende në kërkim. Luftar Reçi u zbërthye në dhjetor të vitit 2020 dhe tregoi me detaje para prokurorit të SPAK, mënyrën sesi ka ndihmuar bandën e Durrësit për të realizuar një minë me telekomandë që është përdorur për të ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lamaj, ngjarje e ndodhur më 27 shkurt 2005. Reçi tregonte se minën e ka gjetur përmes njohjeve të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB