Aktualitet

Doli në përgjimet e Sky Ecc/ Arrestohet në Belgjikë shqiptari me 6 pseudonime

Daneil K, 32 vjeç, me 6 identitete, mes tyre njëri italian, është mes 128 të pandehurve të dosjes së madhe Sky Ecc, që po hetohet në Belgjikë.

D.XH
Doli në përgjimet e Sky Ecc/ Arrestohet në Belgjikë
Sky Ecc

BELGJIKË – Një nga personat e dyshuar në dosjen e madhe të Sky Ecc, me 128 të pandehur, që është akoma në arrati, u arrestua sot, pas kontrolleve të shumta nëpër banesa.

Magjistrati federal belg Julien Moinir e raportoi këtë gjë gjatë ditës së sotme, teksa po mbahej seanca. I dyshuari është shqiptari Daniel K, që po ashtu kërkohet në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.

Daniel K. 32 vjeç është një nga të dyshuarit, që aktualisht është nën gjykim para gjykatës penale të Brukselit, në atë që po konsiderohet nga mediat vendase si gjyqi më i madh për trafikun e lëndëve narkotike. Shqiptari, që ka 6 pseudonime, nuk u arrestua asnjëherë, gjatë kohës së hetimeve.

Gjykatësi hetues Tock ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar kundër tij. Ai u arrestua të martën gjatë kontrolleve në banesë të autoriteteve dhe do jetë i pranishëm në gjyq. Daniel K dyshohet se ka kryer një vrasje edhe në Britaninë e Madhe. Nuk është saktësisht e qartë se çfarë roli ka pasur ai në përgjimet e Sky Ecc.

Në Belgjikë, pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc, u zbulua një rrjet i madh i trafikut të lëndëve narkotike, ku shumica janë shqiptarë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB