Aktualitet

Dokumentacioni online, shtyhen sërish afatet për regjistrimet në shkolla

Viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

E.K
Dokumentacioni online, shtyhen sërish afatet për regjistrimet në
Regjistrimi ne shkolla

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë sërish afatet për regjistrimin e nxënësve në shkolla. 

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar që nuk janë regjistruar ende nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, duhet të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.

Poll

MOS HUMB