Aktualitet

Dogjën 4 karrige, deputetët e Opozitës duhet të paguajnë 7500 euro, ndryshe do tu mbahen nga paga

Dëmin do të duhet ta paguajnë Elda Hoti, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

F.m
Dogjën 4 karrige, deputetët e Opozitës duhet të
Karriget e djegura

TIRANË- 7 mijë e 500 euro është kostoja totale e dëmit të shkaktuar nga deputetët e Opozitës të cilët dogjën karriget gjatë seancës së zhvilluar më 30 shtator të vitit 2024. Dëmin do të duhet ta paguajnë Elda Hoti, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati. Nëse ata nuk e paguajnë, do tu mbahet nga paga e deputetit.

Seanca e zhvilluar më 30 shtator në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta dhe u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për zëvendësimin e karrigeve të djegura. Tenderi është me vlerë 13 mijë euro, shumë që do të shkojë për blerjen e 30 karrigeve.

Kuvendi kërkon që materiali i kornizës të jetë dru ahu i stazhonuar mbi 5 vite, të jetë i tharë paraprakisht në furrë. Madje, disa materiale të jenë edhe kundra zjarrit. Kjo ndoshta për të parandaluar një tjetër aksion të ngjashëm nga opozita që më shumë se një muaj më pari dogji karriget e Kuvendit. Kohëzgjatja e të gjithë marrëveshjes është brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Poll

MOS HUMB