Aktualitet

Vidhet shkolla në Lezhë, merren regjistra, kamerat e sigurisë dhe një sasi parash

Ngjarja është raportuar nga vetë personeli i shkollës.

F.m
Vidhet shkolla në Lezhë, merren regjistra, kamerat e sigurisë dhe
Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri”

LEZHË- Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” ka rënë pre e hajdutëve një natë më parë. Ngjarja është raportuar nga vetë personeli i shkollës, pasi në momentin që ka shkuar të hapë derën në mëngjes, ka konstatuar të thyer xhamin e dritares së katit të dytë.

Ajo që bëhet me dije deri më tani është se personat që janë futur brenda kanë marrë regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me serverat dhe disa sende të tjera. Gjithashtu është vjedhur dhe një sasi parash.

Poll

MOS HUMB