Aktualitet

“Do kaloj unë i pari”/ Si ndodhi plagosja dje në Shkodër, 43-vjeçari ishte nisur të shkonte në dasmë, i prenë rrugën

Shabaj ishte nisur për të marrë pjesë në një dasmë! Sa po dilte nga banesa e tij në Postribë.

k.m.
“Do kaloj unë i pari”/ Si ndodhi plagosja dje në
Pamje nga plagosja

SHKODëR- Po bëhej gati të shkonte në një gëzim familjar, por nuk arriti dot që t'i bashkohej festës familjare për shkak se u plagos. Zbardhet dinamika e plotë e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku i plagosur mbeti Çel Shabaj, 43 vjeç.

Shabaj ishte nisur për të marrë pjesë në një dasmë! Sa po dilte nga banesa e tij në Postribë. Në atë moment, po vinte nga Prekali edhe autori i plagosjes, i shoqëruar me dy shokë. Kështu ka nisur sherri se kush do të kalonte i pari. Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43-vjeçarin.

Në atë moment kanë ndërhyrë pjestarë të tjerë të fisit Shabaj që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, duke u përfshirë në një përleshje fizike. Një kushëri i të plagosurit ka arritur që t’i heqë armën nga dora autorit, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por arratia nuk i zgjati shumë pasi u vendos në pranga nga efektivët e forcave “Shqiponja”, ndërsa që Shabaj u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me autorin e plagosjes, janë vënë në pranga edhe Artan dhe Lulëzim Kakija, përkatësisht 28 dhe 24 vjeç, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB