
Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, Policia lajmëron se do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në disa akse kryesore. Bllokimi do të nis në orën 10:00-18:00.
Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.
Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
"Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:
Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00
Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.
Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve/drejtuesve të automjeteve, për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme dhe i fton të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar", njofton Policia./ZËRI